Shkencëtarët rrisin shpresat tek çiftet që kanë probleme me fertilitetin

Publikuar tek: bota, më 14:45 26-08-2016 Shkencëtarët rrisin shpresat tek çiftet që kanë probleme me fertilitetin

Rezultatet e një studimi të ri për fertilitetin kanë rritur shpresat tek çiftet që nuk kanë fëmijë.

Shkencëtarët australianë dhe belgë kanë gjetur një trajtim me pak invazivë dhe më të lirë, i cili mund të rrisë shanset që një grua të ngelet shtatzënë trajtimin “in-vitro”.

Metoda e re, e cila është aktualisht në fazë testimi në klinikë, përdor faktorë të rritjes për të përmirësuar trajtimin aktual të fertilitetit, i njohur si trajtimi in-vitro i maturuar.

Rezultatet e deritanishme kanë treguar përmirësim të cilësisë së vezëve dhe rritje deri në 50% në embrion, duke përdorur më pak ilaçe.

Metoda standarde e fertilizimit in-vitro kërkon që femrat të marrin hormone stimuluese gjëndrash për të stimuluar rritjen e vezëve para se ato të hiqen nga vezorja.

Ndërsa metoda e re e trajtimit in-vitro të maturuar i nxjerr vezët që në fazën e papjekur dhe i lë të maturohen në laborator.

Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo arrihet me stimulimin hormonal minimal.

Më përpara, shumica e mjekëve kanë rekomanduar trajtimin in-vitro për të ngelur shtatzënë. Por, edhe pse përdorimi i ilaçeve hormonale për trajtimin konvencional in-vitro është praktikuar shpesh dhe ka rezultuar i suksesshëm, doktorët thonë se ai mund të shkaktojë “shqetësime të konsiderueshme” për pacientët dhe mund të ketë ndërlikime shëndetësore, duke shtuar faktin që është shumë i shtrenjtë.

Këtë metodë e kanë përdorur hulumtuesit shkencorë, të drejtuar nga profesori i asociuar Robert Gilchrist, nga “Universiteti New South me anë të kombinim të faktorit të rritjes (cumulin) dhe modulatorët cAMP, molekula të vogla lidhëse, tek qelizat e vezëve për të rritur cilësinë e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34091901779175
array(1) { ["section"]=> string(78) "shkencetaret-rrisin-shpresat-tek-ciftet-qe-kane-probleme-me-fertilitetin-50943" }