Shkencëtarët shumë pranë vaksinës kundër SIDA-s

Publikuar tek: bota, më 17:25 19-02-2015 Shkencëtarët shumë pranë vaksinës kundër SIDA-s

Një studim i ri mund të çojë një hap pranë trajtimeve të reja për pacientët me SIDA dhe një mundësi për krijimin e vaksinës kundër HIV.

Shkencëtarët kanë inxhinieruar një molekulë që sipas tyre mund të bllokojë infeksionin me virusin që shkakton SIDA-n, një zbulim që mund të çojë në terapi të reja për pacientët si dhe krijimin e një vaksine.

Kërkuesit kanë dekada që përpiqen për të krijuar një vaksinë e cila do të përdoret kundër virusit por gjithmonë kanë hasur në probleme.

Kësaj radhe një ekip nga Instituti i Kërkimeve Scripps dhe institucione të tjera tha se ka identifikuar një mënyrë për të parandaluar infektimin e qelizave me HIV. "Është absolutisht 100% efektive," tha Michael Farzan, një profesor i sëmundjeve infektive në Institutin e Kërkimeve Scripps, dhe autori kryesor i studimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007227897644043
array(1) { ["section"]=> string(52) "shkencetaret-shume-prane-vaksines-kunder-sida-s-3852" }