Shkencëtarët të habitur, zbulohet një vrimë e re e zezë më afër tokës se çdo herë tjetër (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 15:40 06-05-2020 Shkencëtarët të habitur, zbulohet një vrimë e re e zezë më afër tokës se çdo herë tjetër (VIDEO)

Një vrimë e zezë për të cilën thuhet se po fshihej është zbuluar më afër Tokës se çdo herë tjetër.

Vrima e zezë e sapohapur është rreth 1,011 vite dritë larg sistemit tonë diellor, e cila mund të duket si një distancë e madhe, por në të vërtetë është akoma 2.500 vite dritë më afër se ajo më e afërtae zbuluarpara kësaj.

Studiuesit që e zbuluan nuk ishin në kërkim të vrimave të zeza, por përkundrazi donin të mësonin më shumë rreth yjeve që rrotullonin njëri-tjetrin.

Megjithëse shkencëtarët kanë studiuar sistemin e yjeve që nga vitet 1980, vrima e zezë kishte kaluar pa u vënë re deri vonë, raporton National Geographic.

Astronomi Kareem El-Badry, një student doktorant në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, shpjegoi: Studiuesit kanë vlerësuar prej kohësh se Rruga e Qumështit është shtëpia e qindra miliona vrimave të zeza, megjithëse shumica e atyre në galaktikën tonë janë të padukshme, që do të thotë mënyra e vetme për t'i gjetur ato është duke vëzhguar efektet e tyre gravitacionale në objektet përreth.

sky-space-dark-galaxy-2150-769x552.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditja në tru i merr jetën këngëtares së famshme të hitit 'My Boy Lollipop'
»
Article Logic
Execution time: 0.011746168136597
array(1) { ["section"]=> string(100) "shkencetaret-te-habitur-zbulohet-nje-vrime-e-re-e-zeze-me-afer-tokes-se-cdo-here-tjeter-video-205403" }