Shkencëtarët thonë se ka vetëm 4 lloje të ndryshme personaliteti. Ja cilat janë ato...

Publikuar tek: bota, më 16:30 19-09-2016 Shkencëtarët thonë se ka vetëm 4 lloje të ndryshme personaliteti. Ja cilat janë ato...

Një prej testeve më të njohura të personalitetit është ai i “Myers Briggs” që ju jep 16 lloje të ndryshme personaliteti, por një studim i ri ka arritur në një përfundim më të thjeshtuar.

Sipas studimit nga universiteti i Madridit, 90 për qind e njerëzve i përshtaten vetëm katër lloje personaliteteve.

Hulumtuesit kanë përdorur 541 pjesëmarrës, të cilët u prezantuan mem qindra dilema sociale dhe konflikte hipotetike. Zgjedhjet e tyre u përpunuan nga një algoritëm i veçantë kompjuterik që kategorizoi çdo përgjigje. Ata punuan edhe në grup për të parë nëse do të bashkëpunonin apo tradhëtonin njëri-tjetrin.

Këto janë katër llojet e personalitetit:

Ziliqar

Kjo kategori ka shumicën e njerëzve, 30 për qind. Këyre njerëzve nuk u intereson se çfarë arrijnë, për sa kohë është më e mirë se e të gjithë të tjerëve.

Optimist

Ky grup njerëzish, 20 për qind, besojnë se do të dalin së bashku me zgjedhjen më të mirë.

Pesimist

20 për qind e njerëzve bëjnë pjesë në këtë grup. Ata kanë tendencë të zgjedhin të keqen më të vogël.

Të besuar

Grupi i fundit, prej 20 për qind, janë “bashkëpunëtorë të lindur”. Ata nuk mendojnë nëse do të fitojën apo humbasin por gjithmonë zgjedhin të bashkëpunojnë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kancelarja gjermane pranon gabimin: “Nëse do mundja do ta ktheja kohën prapa…”
Rruga misterioze në Francë, zhduket nën ujë dy herë në ditë »
Article Logic
Execution time: 0.0048630237579346
array(1) { ["section"]=> string(88) "shkencetaret-thone-se-ka-vetem-4-lloje-te-ndryshme-personaliteti-ja-cilat-jane-ato-53408" }