Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar misterin e origjinës së baskëve

Publikuar tek: bota, më 16:28 10-09-2015 Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar misterin e origjinës së baskëve

Një grup shkencëtarësh kanë publikuar rezultatet e studimeve lidhur me origjinën e popullsisë baske, e cila ka qenë për shumë kohë një çështje e nxehtë diskutimesh për shkak të karakteristikave të tyre të ndryshme nga popujt e tjerë midis Spanjës dhe Francës.

Më parë mendohej se baskët kishin mbërritur rreth 6,000 vite më parë nga Lindja e Mesme, por studimet gjenetike tregojnë fakte të tjera. Paraardhësit më të afërm të baskëve janë fermerët e hershëm iberik të cilët ishin pasardhës të valës së parë të fermerëve neolitik, e që më vonë u përzien me gjahtarët vendas.

“Ne kemi treguar se gjeni i gjuetarëve dhe mbledhësve është rritur gjatë disa mijëvjeçarëve që do të thotë se shumë më vonë, fermerët kishin më shumë ngjashmëri me gjahtarët sesa pasardhësit e tyre që sollën bujqësinë në Europë”, shpjegon Dr Torsten Günther, një prej autorëve të studimit të publikuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051413059234619
array(1) { ["section"]=> string(72) "shkencetaret-thone-se-kane-zbuluar-misterin-e-origjines-se-baskeve-20474" }