Shkencëtarët thyejnë legjendën e syve të Mona Lizës që të ndjekin ngado

Publikuar tek: bota, më 20:47 08-01-2019 Shkencëtarët thyejnë legjendën e syve të Mona Lizës që të ndjekin ngado

Ka më shumë mistere te Mona Liza se vetëm buzëqeshja e saj e mistershme.

Efekti Mona Liza quhet koncepti se sytë e saj ju ndjekin nga çdo kënd që e shikoni. Ky mister ka magjepsur mijëra adhurues të artit.

Por një grup shkencëtarësh nuk janë të bindur nga misteri i portretit të famshëm të Leonardo da Vinçit.

Studiuesit nga Universiteti i Bielefeldit në Gjermani e vështruan nga afër këtë efekt për të parë nëse sytë e Mona Lizës vërtet ndjekin nga çdo kënd shikuesin që lëviz përpara pikturës në muzeun e Luvrit në Paris.

“Njerëzit e vlerësojnë shumë mirë nëse janë apo jo duke u vëzhguar nga dikush tjetër thotë psikologu Gernot Horstmann, një ekspert për lëvizjen e syrit dhe bashkëautor i një studimi mbi efektin Mona Lisa të botuar këtë javë në revistën i-Perception, raporton Newsbomb.al.

Studiuesit thonë se ky efekt ndodh vetëm kur objekti i një fotografie ose pikture shikon përpara drejt shikuesit. Ata i zmadhuan sytë e Mona Lizës në një ekran kompjuteri dhe përdorën një grup vullnetarësh për të raportuar mbi efektin.

Nga studimi rezultoi mungesë e konstatimit të këtij fenomeni dhe shkencëtarët konkluduan se Mona Liza nuk e ndjek shikuesin me sy.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013226985931396
array(1) { ["section"]=> string(78) "shkencetaret-thyejne-legjenden-e-syve-te-mona-lizes-qe-te-ndjekin-ngado-147997" }