Shkencëtarët zbulojnë përgjigjen e një prej pyetjeve më të mëdha që njerëzit kanë për penisin

Publikuar tek: bota, më 18:30 14-12-2016 Shkencëtarët zbulojnë përgjigjen e një prej pyetjeve më të mëdha që njerëzit kanë për penisin Njerëzit nuk kanë kockë penisi

Getty

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar arsyen se pse penisi i njerëzve nuk ka kockë, ndryshe nga gjitarët e tjerë.

Ndryshe nga shimpazetë, arinjtë apo gjitarë të tjerë të shumtë kanë kockën e penisit, apo bakulumin. Ajo filloi të formohej te gjitarët rreth 95 milion vjet më parë, sipas një studimi të ri nga Kolegji Universitar i Londrës, raporton Newsbomb.al.

Kryesuesja e studimit, Matilda Brindle, tha për Independent se ka disa arsye pse njerëzit e humbën këtë kockë. Njëra prej tyre është se nuk bëjnë seks shpesh dhe për një kohë të gjatë, që t’i nevojitet kocka.

“Paraardhësit e përbashkët të të dy primatëve dhe mishngrënësve kishin baculum”, tha ajo. “Njerëzit janë të çuditshëm sepse jemi një nga disa primatët që nuk e kanë këtë kockë”.

Sasdq3rqterhhhreenshot_1.jpg

Kocka penisi nga disa gjitarë të ndryshëm (Fox Features)

“Primatët që çiftohen për tre minuta ose më shumë kanë tendencë të kenë një kockë më të gjatë”, tha ajo. “Kohëzgjatja e njerëzve është nën dy minuta”.

“Por megjithëse poligamia bën pjesë edhe te njerëzit, ajo nuk është e gjatë mjaftueshme, që atyre t’iu nevojitet një kockë”, tha Brindle. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026769876480103
array(1) { ["section"]=> string(99) "shkencetaret-zbulojne-pergjigjen-e-nje-prej-pyetjeve-me-te-medha-qe-njerezit-kane-per-penisin-62653" }