Shkencëtarët zbulojnë ‘shtëpinë’ parahistorike të njerëzve 200,000 vite më parë

Publikuar tek: bota, më 16:14 02-11-2019 Shkencëtarët zbulojnë ‘shtëpinë’ parahistorike të njerëzve 200,000 vite më parë Delta e lumit Okavango

Shkencëtarët e kanë cilësuar luginën pjellore pranë lumit të Botsvanës veriore, si shtëpia e të gjitha qenieve njerëzore.

Në një zbulim të ri thuhet se, njerëzit e hershëm, anatomatikisht modernë (Homo Sapiens) u ngjitën 200,000 vite me parë në një lugunë në veri të lumit Zambezi, i cili ishte djepi i të gjithë njërëzimit.

Sipas punimit të botuar në revistën ‘Natutre’, ky rajon i harlisur, i cili mbulon edhe pjesët e Namibia dhe Zimbabve, ka qënë shtëpia e shumë paraardhësve tanë, të cilët kanë qëndruar aty për 70,000 vite.

Rreth 110,000, 130,000 vite më parë, klima filloi të ndryshonte dhe jashtë kësaj lugine filluan të hapen disa korridore pjellore. Për herë të parë, popullsia filloi të shpendahej, duke i hapur rrugën njerëzimit modern, për të emigruar jashtë Afrikës dhe së fundmi edhe përreth botës, raporton newsbomb.al.

Studiuesja kryesor, profesoresha Vanessa Hayes, një gjenetiste në ‘Institutin e Kërkimeve Mjekësore në Garvan në Australi’, tha: “Është e qartë për ca kohë se njerëzit modernë në mënyrë anatomike, u shfaqën në Afrikë rreth 200,000 vite më parë”.

Profesoresha Hayes dhe kolegët e saj, grumbulluan provëza gjaku nga studiuesit pjesmarrës në Nambia dhe në Afrikën e Veriut dhe shqyrtuan ADN-në e tyre mitokondriale (mtDNA).

Duke qënë se mtDNA, kalon pothuajse nga nëna tek fëmija përmes qelizës së vezës dhe sekuenca e saj qëndron e njëjtë ndër breza, kjo e bënë atë një mjet të dobishëm për të parë prejardhjen e nënës.

Ekipi u përqëndrua në hulumtimin e tij mbi prejardhjen L0, popullsia më e hershme moderne e njohur nga njerëzimi, dhe e krahasoi kodin e plotë të ADN-së (mitogjenin) me individë të ndryshëm. Ata gjithashtu shqyrtuan edhe në vende të ndryshme në Afrikë për të parë se sa ngushtë ishin të lidhur.

Shkencëtarët, kombinuan gjenetikën me gjeologjinë dhe fizikën klimatike, për të piktuaruar një pikturë se si bota dukej 200,000 vite më parë.

Dëshmitë gjeologjike sugjerojnë se rajoni ku paraardhësit tanë qëndronin, dikur strehonte sistemin më të madh të liqenit të Afrikës, i njohur si Liqeni Makgadikgadi, që është dyfishi i madhësisë së Liqenit modern Viktoria.

Simulimet e modelit të kompjuterit klimatik tregojnë se "zhytja e ngadaltë e boshtit të Tokës" solli edhe "ndrryshimet periodike të reshjeve" në të gjithë rajonin.

Profesori Axel Timmermann, një shkëncëtar i klimës në Universitetin Kombëtar ‘Pusan’ në Korenë e Jugut, tha: “Këto ndryshime klimatike do të kishin hapur korridore të gjelbërta, së pari 130,000 vite më parë në verilindje dhe më pas në jugperëndim, duke lejuar paraardhësit e hershëm të migrojnë për herë të parë jashtë atdheu”.

Studiuesit besojnë se njerëzit që migruan në jugperëndim lulëzuan dhe pësuan një rritje të qëndrueshme të popullsisë. Ata gjithashtu thonë se kjo mund të jetë për shkak të përshtatjes me foragjeret detare.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012159109115601
array(1) { ["section"]=> string(84) "shkencetaret-zbulojne-shtepine-parahistorike-te-njerezve-200-000-vite-me-pare-184472" }