Shkencëtari i armëve biologjike dezerton nga Koreja e Veriut, thotë se kryejnë eksperimente njerëzore

Publikuar tek: bota, më 17:35 03-07-2015 Shkencëtari i armëve biologjike dezerton nga Koreja e Veriut, thotë se kryejnë eksperimente njerëzore

Një shkencëtar i armëve biologjike ka dezertuar nga shteti diktatorial i Koresë së Veriut dhe sipas disa raportimeve ndodhet në Finlandë. Ai thotë se ka marrë me vete rreth 15 gigabajt informacion në lidhje me eksperimentet në njerëz.

47 vjeçari me mbiemrin Li Chian, thotë se ka në plan që informacionet t’ia paraqesë Bashkimit Europian gjatë muajit korrik. Por deri më tani, autoritetet europiane nuk kanë konfirmuar për një gjë të tillë. Greg Scarlatioun, i Komitetit Amerikan të të Drejtave të njeriut tha se dezertimi i shkencëtarit dhe ekspozimi i informacionit për eksperimentet njerëzore është një veprim amjaft i rëndësishëm.

Dyshohet se Koreja e Veriut kryen eksperimente në njerëz në burgjet e saj, por ende nuk dihet nëse në këto eksperimente përdoren armë kimike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.45901393890381
array(1) { ["section"]=> string(106) "shkencetari-i-armeve-biologjike-dezerton-nga-koreja-e-veriut-thote-se-kryejne-eksperimente-njerezore-15276" }