Shkencëtarja amerikane u përdhunua para se të vdiste, policia greke jep detaje të reja për vrasjen e biologes në Greqi

Publikuar tek: rajon, më 10:03 17-07-2019 Shkencëtarja amerikane u përdhunua para se të vdiste, policia greke jep detaje të reja për vrasjen e biologes në Greqi

Suzane Eaton, shkencëtarja amerikane që u vra në Greqi, është përdhunuar, tha policia greke për CNN. 27 vjecari që u arrestua, ka treguar për krimin.

I dyshuari tha në dëshminë e tij se e kishte parë Eaton duke vrapuar, dhe e ka qëlluar dy herë me makinën e tij për ta neutralizuar, sipas rrefimit të shefit të policisë.

“Pasi ajo ishte e pavetëdijshme, e mori e vendosi në kamioncinën e makinës së tij dhe e coi te bunkeri I LIIB aty ku u gjet trupi I saj” tregon shefi i policisë.

I dyshuari e përdhunoi dhe më pas e hodhi trupin në bunker, dhe më pas mbuloi trupin me një dru. Nuk është e qartë nëse shkencëtarja ka qenë e gjallë në momentin që është përdhunuar apo jo.

Gjatë fazës së parë të hetimeve, I dyshuari mohoi të kishte qenë afër bunkerit prej një muaji, pork jo ngriti dyshime te autoritetet.

Sinjalet e telefonit të të dyshuarit e kanë vendosur atë afër skenës së krimit, ndaj gjithcka ishte më e qartë.

Policia tha se I dyshuari është një baba I dy fëmijëve dhe është pronar I fermës afër skenës së krimit. Por policia nuk e jep emrin e tij.

Eaton, 59 vjec, një shkencëtare biologe në Max Planc Institute në Universitetin Dresden në Gjermani ishte në Kretë për një konferencë kur u zhduk. Trupi I saj u gjet një javë më vonë. Nënë e dy fëmijëve ajo zakonisht vraponte 30 minuta në ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029803991317749
array(1) { ["section"]=> string(124) "shkencetarja-amerikane-u-perdhunua-para-se-te-vdiste-policia-greke-jep-detaje-te-reja-per-vrasjen-e-biologes-ne-greqi-172466" }