Shkencëtarja e laboratorit të Wuhan-it bën paralajmërimin e frikshëm: Koronavirusi është vetëm maja e ajsbergut të viruseve vdekjeprurëse

Publikuar tek: bota, më 21:35 25-05-2020 Shkencëtarja e laboratorit të Wuhan-it bën paralajmërimin e frikshëm: Koronavirusi është vetëm maja e ajsbergut të viruseve vdekjeprurëse Shi Zhengli

Një virologe kineze, gjatë një interviste për stacionin shtetëror kinez, duke folur për punën e saj në lidhje me studimet për covid-19 dhe lakuriqët e natës, tha se koronavirusi është vetëm maja e ajsbergut.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në luftën kundër epidemive, siç jemi duke parë tani me Covid-19, megjithë akuzat se Kina mbulonte rrezikun e paraqitur nga koronavirusi.

Shi Zhengli, nëndrejtoreshë e Institutit të Virologjisë në Wuhan, e njohur gjithashtu si gruaja "lakuriq nate", tha se hulumtimet e bëra kanë nevojë që qeveritë dhe shkencëtarët të jenë transparentë me gjetjet e tyre, si dhe të jenë bashkëpunues.

zheing.jpg

Ajo shtoi se "është për të ardhur keq" kur shkenca politizohet. Ajo tha se "nëse duam që të parandalojmë vuajtjen e njerëzimit si pasojë e shpërthimeve të tjera të sëmundjeve virusale, duhet të mësojmë të japim paralajmërime të shpejta në kohë". "Nëse nuk i studiojmë mund të ketë shpërthim tjetër", përfundoi Zhengli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010684013366699
array(1) { ["section"]=> string(143) "shkencetarja-e-laboratorit-te-wuhan-it-ben-paralajmerimin-e-frikshem-koronavirusi-eshte-vetem-maja-e-ajsbergut-te-viruseve-vdekjeprurese-207794" }