Shkëputet një masiv shkëmbor, plagoset rëndë punëtori në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorrit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 22-01-2021 Shkëputet një masiv shkëmbor, plagoset rëndë punëtori në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorrit Foto ilustruese

Një punëtor në Berat është plagosur pas shkëputjes së një masivi shkëmbor në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorrit.

Sipas informacioneve për mediat, i plagosuri Anduel Hoxha është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 10 të paradites, ku Hoxha është zënë poshtë nga një masiv gurësh dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Beratit.

Anduel Hoxha është punëtor i kompanisë me pronar Astrit Bejko, një person i cili është ndaluar disa herë nga policia për aktivitet të paligjshëm në malin e mbrojtur të Tomorrit.

Policia akoma nuk ka njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmia rrëqethëse e të moshuarës me Covid: Më vajti 2 milion lekë, pensionin e kam 175 mijë. Bëja gjilpëra në bark. Si kjo qeveri mos ardhtë kurrë o Zot
Policia ‘blindon’ Mbrostarin, kryeministri Rama shkon në tokën kur do të ndërtohet Spitali i ri i Fierit (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012168884277344
array(1) { ["section"]=> string(100) "shkeputet-nje-masiv-shkembor-plagoset-rende-punetori-ne-zonen-e-mbrojtur-te-malit-te-tomorrit-235952" }