1790 rrënjë bimë kanabis sativa janë zbuluar në tre fshatra të Shkodrës nga Policia e Shtetit. Bima narkotike është zbuluar në fshatrat Mnelë, Mazrek dhe Vukjakaj.
750 rrënjë kanabis sativa janë zbuluar në Mnelë, 643 në Vukjakaj dhe 397 në Mazrek. Bima narkotike është asgjesuar në vend nga policia me anë të djegies.
Ende nuk ka asnjë autor të identifikuar, megjithatë policia po punon në këtë drejtim.