Ditën e sotme është gjetur një trup i pajetë në breg të lumit Buna.
Sipas të dhënave të policisë trupi është gjetur në fshatin Zuna. Nga veprimet paraprake proceduriale të kryera nga grupi hetimor, rezulton se kufoma është Hydajet Leva 85 vjeç, banues në lagjen "Qemal Stafa", i larguar nga banesa rreth 3-4 orë më parë. Nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se nuk ka shenja dhune dhe mendohet për një ngjarje aksidentale vetmbytje. Trupi është nxjerr nga ujrat e Lumit Buna dhe është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Po vazhdon puna për identifikimin e kufomës, sqarimin e plotë të rrethanave, kryerjen e veprimeve te plota proceduriale nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.