Shkodër/ Masakrohen me automatik 2 turistë çekë, makina hidhet në humnerë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:59 03-07-2015 Shkodër/ Masakrohen me automatik 2 turistë çekë, makina hidhet në humnerë Foto ilustruese

Ndryshe nga sa u raportua në fillim, rrëzimi i një makine në humnerë në fshatin Prekal të Shkodrës nuk ka qenë aksident, por vrasje. Dy turistë çekë që po udhëtonin me një automjet fouristradë tip “Nissan” me targa "4P89798" janë vrarë me armë zjarri dhe më pas makina e tyre është hedhur në një greminë 15 metra të thellë.

Mësohet shkak i vrasjes të ketë qenë grabitja e dy turistëve nga persona ende të paidentifikuar. Dy shtetasit çekë ishin duke udhëtuar nga fshatit turistik i Thethit drejt një kampi të ngritur në afërsi të fshatit nga disa turistë të tjerë çekë.

Viktimat janë identifikuar si Mikel  Svatos 27 vjeç dhe Ana Kosinova 36 vjeç, ndërsa zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë ku turistët çekë bëhen pjesë e ngjarjeve të rënda në këtë zonë. Në vitin 2001, tre studentë nga Çekia u zhduken pa lënë gjurmë  në zonën e Thethit.

Ngjarja:

Çifti i të rinjëve po ktheheshin me automjetin e tyre fuoristrade tip “Nissan” me targë “4P89798” nga Thethi në Shkodër, por sapo kanë kaluar qëndren e fshatit Prekal u është zënë pritë. Dyshohet se turistët nuk i janë bindur urdhërit të grabitësve, ndaj ata kanë shtënë me automatik drejt tyre. Automjeti është batuar në mes të rrugës dhe më pas agresorët janë afruar fuoristradës dhe më pas kanë shtënë edhe disa herë ndaj trupave të turistëve nga ku mësohet se janë ekzekutuar me mbi 70 plumba. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes mësohet se plumbat drejtuesin e mjetit e kanë përshkuar në trup, ndërsa pasagjerja është qëlluar në trup dhe në kokë. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë vënë në dijeni për ngjarjen policinë duke dyshuar fillimisht për aksident, por që më pas rezultoi të ishte një vrasje makabër. Në vendngjarje mbërriti fillimisht policia e Shkodrës më pas edhe zjarrfikësja.

Aksioni i policisë:

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur fillimisht Policia e Shkodrës, më pas drejt fshatit Prekal është nisur edhe zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Ardian Çipa, i cili do të drejtoi operacionin për kapjen e autorëve të krimit. Në Prekal kanë mbërritur edhe forcat e RENEA-s, të cilët do të nisin një aksion masiv për këtë ngjarje. Dyshimet e para janë se autorët janë larguar nëpërmjet lumit Kir.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë/ Aksidentohen 3 automjete, bllokohet aksi Skelë-Uji i Ftohtë
Lajmet me gjoks jashtë, Enki : Ja si më komentuan »
Article Logic
Execution time: 0.012047052383423
array(1) { ["section"]=> string(77) "shkoder-masakrohen-me-automatik-2-turiste-ceke-makina-hidhet-ne-humnere-15288" }