Shkodër, raprezalje drejtorësh. Pas shkarkimit të djeshëm, ikin dhe dy drejtorë të Doshit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:05 03-03-2015 Shkodër, raprezalje drejtorësh. Pas shkarkimit të djeshëm, ikin dhe dy drejtorë të Doshit Nje nga inspektimet e Rames me Tom Doshin ne Shkoder

Raprezalje drejtorash në Shkodër. Maxhoranca po shkarkon gjithë drejtorët e emëruar nga Tom Doshi. Burime nga qyteti i Shkodrës konfirmojnë për newsbomb.al, se pas shkarkimit të kryetarit të PS Ardi Halluni, sot është shkarkuar nga detyra edhe drejtori i spitalit Tonin Marku. 

Marku është emëruar në detyrë si propozim i ish-deputetit socialist Tom Doshi, dhe nga dita e sotme nuk do ta mbajë më këtë detyrë. Ndërkaq, ditën e djeshme, një tjetër drejtor ka marrë mandatin e shkarkimit nga qendra. Eshtë Gledis Çeliku, drejtor i OSHEE. Por ky i fundit ka dalë në median lokale dhe ka deklaruar se ende nuk i ka ardhur ndonjë shkresë për largimin nga detyra. Derisa të mos ketë ndonjë dokument zyrtar, ai thotë se do të vazhdojë detyrën.

Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbahet për Megi Ajtyresën, që është një tjetër propozim i Tom Doshit, e emëruar si kryetare e PS për rrethin, ndërkohë që kryetari i PS për qytetin u shkarkua ditën e djeshme. Burimet thonë se Rama mund ta tolerojë ish-kryetaren e FRESSH në pozicionin që ajo mban.

Ndërkohë që po ashtu, burime brenda PS thonë se një ditë pas akuzave të Tom Doshit një javë më parë në grupin parlamentar, ku filloi “luftën” me PS, para se të dilte në deklaratë në Kuvend, Rama ka thirrur Keti Bazhdarin, të cilës i ka thënë të vijojë punën për postin e kryetares së bashkisë së këtij qyteti. Pas ngjarjeve të fundit, e majta, duket se nuk do ta ketë shumë të thjeshtë në qytetin e Shkodrës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Media Italiane në 2010: Ndalohet banda e kokainës, kapet Artur Bushi i quajtur ‘’Turi’’
Prifti Bendo-Blushit: Kryepeshkopi flet gjuhën e Krishtit, me fantazi të shfrenuar i ngre gishtin Zotit »
Article Logic
Execution time: 0.013236045837402
array(1) { ["section"]=> string(91) "shkoder-raprezalje-drejtoresh-pas-shkarkimit-te-djeshem-ikin-dhe-dy-drejtore-te-doshit-4906" }