Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar 18 vite burg për shtetasin Prend Ndreca, drejtuesi i kamionit, në aksidentin ku humbën jetën 5 të rinj të cilët udhëtonin me mjetin tip BMW nga Tirana për në Shkodër.
Ndreca akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit”, me pasojë vdekjen e 5 personave, ngjarje e ndodhur në 22 tetor 2013 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Automjeti kamion « Man » me targa PU 1463 A, drejtuar nga shtetasi Prend Ndreca me drejtim lëvizje Krye Bushat- Tiranë është përplasur me automjetin BMW me targa SH 1818 E, me drejtim lëvizje Tiranë-Shkodër drejtuar nga shtetasi Osman Meraja. Si pasojë kanë vdekur shtetasit Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari.
Prokuroria shprehet e bindur se pas hetimit të gjatë ka krijuar bindjen bazuar në prova se personi i akuzuar është përgjegjës për vdekjen e 5 të rinjve.