Shkodra dhe Voltana Ademi kërkojnë rikthimin e Topallit në lista, ja EMRAT e tjerë që propozon anëtarësia e PD

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 09-07-2020 Shkodra dhe Voltana Ademi kërkojnë rikthimin e Topallit në lista, ja EMRAT e tjerë që propozon anëtarësia e PD Basha-Topalli

Shkodra kërkon rikthimin e një prej figurave më të hekurta të së djathtës, Jozefina Topalli.

Mësohet se këtë propozim e ka bërë edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi për vetë peshën e madhe që ka në qarkun verior, ish-kryeparlamentarja.

Gjithashtu, mësohet se kërkohet edhe rikthimi i ish-ministrit Besnik Mustafaj në Tiranë apo Bujar Leskajt në Vlorë.

Mes emrave të propozuar janë edhe regjisori Robert Budina për Tiranën apo analisti Agron Gjekmarkaj për qarkun e Lezhës.

Gjithashtu, dukeqenëse në zgjedhjet e 2017-ës të rinjtë e PD mbetën pa përfaqësim në Parlament, këtë herë është propozuar emri i Belind Këlliçit.

Megjithatë, të gjitha këto janë në rafshin e propozimeve që ka bërë anëtarësia dhe mbetet për t’u parë në vazhdim se cilët do të jenë emrat në listën finale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009735107421875
array(1) { ["section"]=> string(116) "shkodra-dhe-voltana-ademi-kerkojne-rikthimin-e-topallit-ne-lista-ja-emrat-e-tjere-qe-propozon-anetaresia-e-pd-213341" }