‘Shkodra Jazz Festival’ në Tiranë, ja emrat e njohur të muzikës që do performojnë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:27 15-08-2020 ‘Shkodra Jazz Festival’ në Tiranë, ja emrat e njohur të muzikës që do performojnë

“Shkodra Jazz Festival” do të vijë për herë të parë në Tiranë. Prej vitit 2005 i thyer në traditë në nder të artistit Rrok Jakaj, ky festival do të mbahet në Tiranë në data 15, 16 dhe 31 Gusht 2020.

Dhjetra artistë shqiptarë dhe të huaj i janë bashkuar edicionit të sivjetshëm të “Shkodra Jazz Festival”,  duke e bërë Tiranën të gumëzhijë nga muzika e mirë Jazz. Në tre datat e festivalit do të jenë në Tiranë emra të njohur si Markelian Kapidani Balcan Bop Trio, guest Kamela Islamaj; Hammond Groovers guest Evi Mair & Michael Rosen; “Apostrophe Quartet”, guest Eleonora Simeone; “Father & Son” - Nunzio & Francesco Django Barbieri; Sokol Prekalori “Metamofosi Project” Duo “ProBalkan” grup; Alberto Mandarini & Daniele Tione.

Më datë 15 Gusht 2020 çelja e siparit të festivalit do të mbahet në sheshin Nënë Tereza, pranë Akademisë së Arteve, më datë 16 muzika jazz do të luhet te : Kalaja e Tiranës dhe më 31 Gusht Instalacioni “Reja” do të jetë mikëpritëse e ditës finale të “Shkodra Jazz Festival”.

Organizatorët kujtojnë të gjithë qytetarëve që do të jënë të pranishëm në këtë aktivitet, të respektojnë rregullat e distancimit social, në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Strukutrat përkatëse do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e pranishëm në “Shkodra Jazz Festival”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010082960128784
array(1) { ["section"]=> string(85) "shkodra-jazz-festival-ne-tirane-ja-emrat-e-njohur-te-muzikes-qe-do-performojne-217194" }