Shkoi në koncert dhe nuk u kthye më, gjendet e vdekur vajza 20-vjeçare (NGJARJA MISTERIOZE në Britani)

Publikuar tek: bota, më 08:25 21-09-2019 Shkoi në koncert dhe nuk u kthye më, gjendet e vdekur vajza 20-vjeçare (NGJARJA MISTERIOZE në Britani)

Një 20-vjeçare është gjetur e vdekur në rrethana misterioze në Britani.

Keeley Bunker u gjet e pajetë në në pyllin afër zonës së Rrugës Romake në Tamworth ditën e enjte orës 21:00.

Mediat e huaja raportojnë se ajo kishte shkuar të ndiqte koncertin e reperit britanik Aitch, në Birmingham, por pas koncertit nuk u kthye më në shtëpi dhe kjo shqetësoi familjarët të cilët e kërkuan derisa dikush njoftoi në polici për gjetjen e trupit të saj.

"Vdekja e saj është e pashpjegueshme në këtë kohë", tha një zëdhënëse e Policisë Staffordshire.

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes, ndërsa kanë rrethuar pyllin dhe i kanë shpërndarë punimet në tre zona për të zbardhur ngjarjen.

0_JS193236588.jpg

2_JS193238135_Keeley_Bunker_Murder_Banner.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027899980545044
array(1) { ["section"]=> string(106) "shkoi-ne-koncert-dhe-nuk-u-kthye-me-gjendet-e-vdekur-vajza-20-vjecare-ngjarja-misterioze-ne-britani-179219" }