Është arrestuar në flagrancë një shtetas nga qyteti i Vlorës për falsifikim monedhash.
Bëhet fjalë për E.Todi 26-vjeç, i cili është paraqitur në një piceri në lagjen “Pavarësia”, me dy kartmonedha 50 euro të falsifikuara. I riu është arrestuar menjëherë nga policia, pas denoncimit të bërë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas për Falsifikim të monedhave ! Specilaistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar ne flagrancë shtetasin : E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë. Ky shtetas është paraqitur pranë një picerie ne lagjen ''Pavarsia'', me dy kartmonedha 50 euro të falsifikuara.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Falsifikimi monedhave'', të parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.