Shkoi në spital në gjendje të rëndë nga diabeti por mjekët njoftuan Policinë: Agim Kajmaku njihet nesër me masën e sigurisë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 08-07-2020 Shkoi në spital në gjendje të rëndë nga diabeti por mjekët njoftuan Policinë: Agim Kajmaku njihet nesër me masën e sigurisë FotoArkive: Agim Kajmaku

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim prej nëntorit 2019 dhe i arrestuar dje në një spital privat, do të njihet nesër me masën e sigurisë.

Gjykata e Tiranës ka dhënë për Kajmakun masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ish-kryebashkiaku i Vorës u arrestua dje në një spital privat në kryeqytet pasi kishte shkuar për të marrë mjekim sepse vuan nga diabeti dhe ishte në gjendje të rëndë. Mjekët pasi i kanë dhënë ndihmën e parë, kanë njoftuar Policinë dhe ëhstë bërë ndalimi i Kajmakut.

Prej 11 nëntorit të vitit 2019 Kajmaku ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti të fshihej nga uniformat blu.

Fillimisht Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ishte në kërkim për këtë akuzë por nuk ishte kapur për shkak se kishte ardhur në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099611282348633
array(1) { ["section"]=> string(129) "shkoi-ne-spital-ne-gjendje-te-rende-nga-diabeti-por-mjeket-njoftuan-policine-agim-kajmaku-njihet-neser-me-masen-e-sigurise-213220" }