Shkoi një muaj më parë në Malin e Zi, ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:13 29-01-2020 Shkoi një muaj më parë në Malin e Zi, ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari (EMRI) Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në komunën e Tuzit në Malin e Zi.

Mediat vendase bëjnë me dije se, shqiptari i cili u gjet i vdekur quhet Edmont Gjinkolaj dhe kishte shkuar në Tuz afro një muaj më parë, në datën 4 janar 2020 bashkë me tre shqiptarë të tjerë. Policia ka arritur të zbulojë ngjarjen e rëndë duke provuar se shqiptari Gjinkolaj nuk ka gjetur vdekjen si pasojë e shkaqeve natyrale por nga një plumb që ka marrë në kokë.

Autori i vrasjes së shqiptarit, Paljoka Juncaj është arrestuar nga Policia malazeze ndërsa ka pranuar vrasjen dhe ka dorëzuar armën e krimit. Sipas mediave vendase, autori u kishte siguruar shqiptarëve akomodim sapo ata kanë mbërritur në Tuz, por ende nuk dihet shkaku i vrasjes.

Gjykata e Podgoricës ka dhënë masën arrest me burg 30 ditë për autorin Paljoka Juncaj, deri në zbardhjen e plotë të vrasjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03059196472168
array(1) { ["section"]=> string(87) "shkoi-nje-muaj-me-pare-ne-malin-e-zi-ekzekutohet-me-plumb-ne-koke-shqiptari-emri-193525" }