Vijojnë kërkimet për trupin e 32-vjeçarit, Silvi Prifti i cili është zhdukur një ditë më parë.
32-vjeçari kishte dalë me shokët për të peshkuar oktopodë me pushkë deti, por nuk u kthe më në banesë.
Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe xhaxhai i 32-vjeçarit i cili nuk i ka mbajtur dot lotët.
Xhaxhai i tij Petrit Prifti është shprehur se Silvi dinte not mirë, pasi vinte nga një familje peshkatarësh. Ai i ka bërë thirrje Edi Rama që ta ndihmojë për të gjetur nipin, duke shtuar se i riu vinte nga një familje e varfër dhe me probleme.
“I bëj thirrje Edi Ramës, nipi i shokut të babit të Edi Ramës është në det. Bëj të pamundurën që të gjesh trupin. Edhe dje kishte kërkime por ishte e pamundur prej natës. Ne e dimë sesi rrimë në këmbë. Ka dy prindër të varfër, nuk mundem më. Deti është aq sa i bukur dhe i vështirë. Unë kam gjetur njerëz vetë” tha ai për ‘abcneës’.
Sakaq, Pulimbarët dhe Forcat Detare janë duke kërkuar në Currila-Kallm për të gjetur të riun.