‘Shkoja në punë me ambulancë’, Bes Kallaku tregon fillimet e vështira plot vuajtje

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:27 20-04-2019 ‘Shkoja në punë me ambulancë’, Bes Kallaku tregon fillimet e vështira plot vuajtje

Bes Kallaku, i ftuar në emision ‘Thumb’ në ABC News ka folur për sakrificat e karrierës. Besi ka treguar se nuk i ka pasur të thjeshta fillimet e karrierës së tij.

I është dashur të shkojë me mjete nga më të ndryshmet në shtëpi, madje ndonjëherë kur nuk kishte automjet, ai ka fjetur tek tavolina e punës.

‘Kam 16 vite karrierë. Në fillimet e mija vija në punë me furgon, autobus, ikja me ambulancë, kthehesha me dum dum, saurrelë, se s’kisha makinë, flija tek Piramida. Me ata të cilët kam punuar, ata minimumi kishin një  shtëpi në Tiranë, unë nuk kisha asnjë gjë. Kur flija tek Piramida tek tavolina e punës se nuk gjeja furgona dhe zgjohesha dhe laja sytë dhe dilja tek kafja dhe thoja: ;Sa erdha prej Fushë- Kruje’. Është e gjitha një vuajtje. Unë i kam kaluar të gjitha etapat dhe sot nëse kam një makinë të mirë, kam sakrifikuar. Janë 16 vite punë dhe karrierë’, rrëfeu Besi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Era dhe Nora sensuale në klipin e ri, por nuk do ta besoni çmimin marramendës të maces së zezë
‘Gati sa nuk ika nga shtëpia’, Fatma rrëfen grindjen me Alfion: Nuk kemi folur… »
Article Logic
Execution time: 0.010421991348267
array(1) { ["section"]=> string(86) "shkoja-ne-pune-me-ambulance-bes-kallaku-tregon-fillimet-e-veshtira-plot-vuajtje-161215" }