“Shkolla vend higjene apo pocaqie?”, akademiku i irrituar me situatën e krijuar në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 13:40 09-01-2017 “Shkolla vend higjene apo pocaqie?”, akademiku i irrituar me situatën e krijuar në Shqipëri

Akademiku Artan Fuga ka reaguar i irrituar nga situata që është krijuar në Shqipëri si pasojë e motit të ftohtë.

Vendmi i Qeverisë për të mbyllur çerdhet, kopshtet dhe shkollat ka nxitur shumë reagime kundër dhe i fundit është ky i Fugës. Me të drejtë Fuga shtron pyetjen nëse shkollat shqiptare janë sot vend higjene apo pocaqie?

Ai kthehet pas në shkollë kur kujton kujdesin që tregohej për shëndetin dhe vaksinimin e fëmijëve si dhe sobat me zjarr që nuk mungonin në asnjë klasë.

“Ore, shkojnë nga prapa para ne apo nga prapa shkojmë edhe më prapa.”-, pyet akademiku.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Shkolla vend higjene apo pocaqie?

Këto ditë që thonë se paska epidemi gripi, ndonëse nuk ka asnjë transparencë shifrash, kur shkollat janë mbyllur, vocrrakët janë detyruar të mbyllen në shtëpi, nëpunësit, si të privilegjuar, marrin pushime suplementare të paguara për të ruajtur ciliminjtë në shtëpi, kurse ata që punojnë te privati nuk e kanë këtë të drejtë sepse shteti i trajton si të njerkës, se përse më kujtohen vitet e shkollimit tim fillor dhe tetëvjecar.

Kishim tmerr kur në shkollë na vinin mjekët dhe infermerieret që na vaksinonin.

FALAAAAAS!

Difteriti, lija, tifoja, gripi, e kështu me rradhë. Na kapnin me zor dhe na cponin, por a kishte Zot t'u ikte atyre nga thonjtë?

Ama askush në shkollë nuk mund t'i jepte gripin tjetrit, as linë, as botkinin.

Shkolla ishte vendi më higjenik dhe steril nga mikrobet në botë. Kurse tani po na del si vend pocaqie.

Ftohtë në shkolla tani? Po, po sigurisht. Por nuk e di se përse më kujtohet që në vitet 60 dhe 70 shkollat kishin në cdo klasë soba që me zjarrin bubulak jo vetëm na mblidhnin rreth tyre, por edhe na frymëzonin ëndërrat nga flakët e zjarrit në sobën teneqe që skuqej si prush.

Si është e mundur që diçka që ekzistonte ka tashmë 40 vjet e ca, sot nuk kemi mundësi ta kemi?

Ore, shkojnë nga prapa para ne apo nga prapa shkojmë edhe më prapa.

Ore, si nuk kemi turp mo?

Turp mo turp.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryegjyqtari i “seksit”, Gjykata e Krimeve të Rënda merr vendimin për Shyqyri Çobon
Kapen me drogë në Janinë, arrestohen 2 shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.010838985443115
array(1) { ["section"]=> string(93) "shkolla-vend-higjene-apo-pocaqie-akademiku-i-irrituar-me-situaten-e-krijuar-ne-shqiperi-65020" }