Shkollat ‘’Gylen’’, Nikolla: Kemi verifikuar kriterin e laicitetit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 15-05-2015 Shkollat ‘’Gylen’’, Nikolla: Kemi verifikuar kriterin e laicitetit Lindita Nikolla

Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit dhe Sportit, e pyetur sot nga gazetarët për kontrollet që ministria ka kryer në shkollat e ngritura nga Lëvizja Gylen, tha se MAS-i e ka bërë punën dhe ka verifikuar kriteret e ligjshmërisë, kurrikulat dhe laicitetin.

Duke folur për kontrolle në shkolla të tjera, Nikolla tha se shkollat që nuk i kanë plotësuar këto janë mbyllur, duke lënë të nënkuptohet se shkollat ‘’Gylen’’ funksionojnë sipas ligjeve e rregulloreve në fuqi. “I kemi mbyllur 13 universitete që s’plotësonin kriteret’’, tha Nikolla.

Ditën e djeshme, deputeti Ben Blushi ka kundërshtuar kërkesën e presidentit turk Erdogan, për të mbyllur shkollat ‘’Gyleniste’’.

“Bëhet fjalë për mbylljen e disa shkollave që janë hapur para 10-15 vjetësh dhe që ishin krenaria e turqeve. Kanë ndihmuar me dhjetra djem e vajza shqiptare të merrnin arsimin e duhur, kanë zbatuar parimet edhe të laicitetit. Unë e di që ka shkolla që duhen mbyllur që nuk e kanë zbatuar laicitetin.

Dikush që vjen dhe kërkon të mbyllë disa shkolla, kjo nuk mund të pranohet. Ne nuk jemi palë në konkliktin politik që ka Turqia. Unë nuk mbroj askënd, as atë që e tha as atë që e kundërshtoi. Ajo që mbroj është liria jonë për të vendosur. Për të mbyllur disa shkolla, si e tha? Si një vlla? Si një mik? Keni parë mik dhe vëlla që e thotë këtë. Nëse do kishim një baba, i takonte Skëndërbeut. Kërkesa e djeshme ishte e tepërt. Kryeministri dhe presidenti e dinë pozitën ku janë, po nuk mund ta pranojmë. Ne nuk mund të jemi koloni e askujt. Për të mos u bërë palë në konfliktin politik në Turqi, është e nevojshme ta refuzojmë. Të jeni të bindur, siç do thoshte presidenti Erdogan,  se nuk do jemi ‘’pishman’’ për të mbrojtur lirinë dhe krenarinë tonë kombëtare”, tha dje Blushi në Parlament.

“Kërkesa” e Erdoganit në drejtim të Shqipërisë ishte për kundërshtarin e tij politik, Gylen. "Ju jeni në dijeni që ne në Turqi po luftojmë kundër një strukture paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht organizatë terroriste që kërcënon shtetin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate në vendin tonë dhe kudo do ta vazhdojmë pa ndërprerje.  Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë e vet edhe në Shqipëri, në këtë vend mik dhe vëlla. Me vëllezërit e mi të vyer zotin Nishani dhe zotin Rama e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen se ata do të bëjnë atë që duhet. Unë kam bindjen e plotë se institucionet shqiptare nuk do të tolerojnë asnjëherë këtë organizatë dhe anëtarët e saj.", u shpreh Erdogan në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit të xhamisë së Namazgjasë.

Muhammed Fethullah Gulen është ish-imam dhe shkrimtar, i cili ka krijuar lëvizjen “Gulen” që në turqisht quhet “Hizmet” (shërbim). Ai njihet si financiues i disa shkollave private në Turqi, degë të cilat janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rishfaqet kompania që mori Lungomaren, fiton edhe tenderin e qendrës së Përmetit
Kontrasti, dekorimi i Napolitanos dhe Erdogan, zhdukja e bustit të Skënderbeut nga Pallati i Brigadave »
Article Logic
Execution time: 0.012478113174438
array(1) { ["section"]=> string(66) "shkollat-gylen-nikolla-kemi-verifikuar-kriterin-e-laicitetit-11241" }