Shkollat në SHBA, sipas metodave të shekullit të kaluar, e veja e Stive Jobs lancon projektin

Publikuar tek: bota, më 13:59 15-09-2015 Shkollat në SHBA, sipas metodave të shekullit të kaluar, e veja e Stive Jobs lancon projektin Laurene Powell Jobs, e veja e bashkethemeluesit te Apple, Stive Jobs

Një impenjim filantropik prej 50 milionë dollarësh, për të rimenduar mënyrën sesi duhet të funksionojë sistemi i shkollave në Amerikë. Protagoniste e nismës është Laurene Powell Jobs, e veja e Stive, bashkëthemeluesit të kompanisë Apple, që ka hedhur këtë shifer në një sektor që njeh zhvillimin vetëm për shekullin e 20. Projekti quhet XQ: The super School Project dhe përshkruhet si një “ftesë për të riprojektuar shkollat amerikane të së ardhmes”. 

Vetë e veja e Jobs ka folur për këtë investim. Thotë se sistemi shkollor i sotëm ka mbetur në funksionimin e së shkuarës. “Eshtë krijuar për të formuar forcën punëtore që do të shërbente një shekull më parë. Gjerat nuk po shkojnë siç do të dëshironim ne të ishin”.

Projekti do të financojë vetëm shkollat publike dhe nënvizon se jemi në një epokë në të cilën teknologjia do të drejtojë edhe rritjen e ekonomisë së SHBA dhe vetëm gjysma e shkollave superior në SHBA ofrojnë formacione matematikore apo fizike. Për 12 muaj, projekti do të zgjedhë ndërmjet pesë projekteve apo dhjetë të tillave që do të financohen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.081972122192383
array(1) { ["section"]=> string(97) "shkollat-ne-shba-sipas-metodave-te-shekullit-te-kaluar-e-veja-e-stive-jobs-lancon-projektin-20828" }