Shkollë dhe qendër e re shëndetësore për banorët e Sheqishtës, Ambasadorja Kim: Dhuratë e qytetarëve amerikanë për fëmijët dhe banorët e zonës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 25-09-2020 Shkollë dhe qendër e re shëndetësore për banorët e Sheqishtës, Ambasadorja Kim: Dhuratë e qytetarëve amerikanë për fëmijët dhe banorët e zonës Ambasadorja Kim, fshati Sheqishte

Ambasadorja Yuri Kim ka qenë sot në fshatin Sheqishtë, Fier, ku ka inaguruar një shkollë dhe një qendër të re shëndetësore.

"Kjo shkollë dhe qendër shëndetësore janë dhuratë e qytetarëve amerikanë për banorët e Sheqishtes dhe familjet e fëmijët e fshatrave dhe komuniteteve përreth. Ato përfaqësojnë përkushtimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe janë një investim në udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë", tha Ambasadorja Kim gjatë ceremonisë zyrtare të përfundimit të projektit për Ndihmë Humanitare në Sheqishte të Patosit, financuar nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara.

Projekti financoi rinovimin e kopshtit dhe qendrës shëndetësore, duke e shndërruar hapësirën në një ndërtesë dy-katëshe tërësisht funksionale, e cila ndihmon komunitetin të ketë arsim dhe kujdes shëndetësor më të mirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013520002365112
array(1) { ["section"]=> string(147) "shkolle-dhe-qender-e-re-shendetesore-per-banoret-e-sheqishtes-ambasadorja-kim-dhurate-e-qytetareve-amerikane-per-femijet-dhe-banoret-e-zones-221638" }