Shkon i dehur për të vjedhur, i bien të fikët

Publikuar tek: bota, më 10:16 08-02-2015 Shkon i dehur për të vjedhur, i bien të fikët

Paul Nolan ishte aq i dehur kur hyri në një shtëpi për të vjedhur sa që ra pa ndjenja në tokë. Ai u fut fshehurazi në një shtëpi në Neëcastle, gjatë natës kur dy fëmijët e vegjël dhe prindërit e tyre i kishte zënë gjumi.

Pasi mblodhi disa sende me vlerë, Nolan u rrëzua në dhomën e gjumit në gjendje të dehur, ku u gjet nga e zonja e shpisë.

Por ajo që ka habitur më shumë pronarët e shpisë ishte moment kur hajduti u përmend serish dhe u kërkoi atyre një gotë ujë e ti dridhnin një cigare.

Më pas ai u largua nga shtëpia por u arrestua nga policia e qytetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012954950332642
array(1) { ["section"]=> string(49) "shkon-i-dehur-per-te-vjedhur-i-bien-te-fiket-2680" }