Shkon në 10 numri i të arrestuarve në Lazarat, mohojnë përfshirjen në sulmin ndaj policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 24-06-2015 Shkon në 10 numri i të arrestuarve në Lazarat, mohojnë përfshirjen në sulmin ndaj policisë

10 personat e arrestuar dhe të vetëdorëzuar nga operacioni i forcave special RENEA gjatë ditës së sotme në fshatin Lazarat, janë duke u marrë në pyetje nga Prokuroria në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës.

Nga dëshmitë e para mësohet se të arrestuarit e listës së personave të shpallur në kërkim nga policia, kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen e sotshme ku humbi jetën një efektiv i forcave RENEA dhe u plagosën dy të tjerë. Marrja në pyetje po kryhet nga Prokurorët Adnan Xholi dhe Edvin Konomi.

Po në të njëtjën kohë ka filluar edhe ekspertiza shkencore nga ekspertët e policisë për kryerjen e analizave të rrobave dhe duarve të të arrestuarve, çka do të zbulojë nëse në to ka mbejte baruti, e që nëse rezulton pozitive, tregon se ata kanë qenë pjesë e grupit që ka qëlluar me armë. Aktualisht janë edhe 11 persona të tjerë të shpallur në kërkim nga policia.

Lista e personave të shpallur në kërkim nga policia:

Arbion Aliko, 20 vjeç
Alban Aliko, 18 vjeç
Bervin Basho., 22 vjeç
Edmond Boci, 48 vjeç
Zhaklin Derxho, 18 vjeç            (i arrestuar)
Xhuljano Nuri, 22 vjeç
Gurim Skënderi, 29 vjeç           (i arrestuar)
Xhemal Gjini, 18 vjeç
Fatmir Gërveshi, 20 vjeç          (i arrestuar)
G.B., 17 vjeç
Jeton Kalemi, 21 vjeç               (i arrestuar)
Rustem Mahmutaj, 20 vjeç
Albon Meçi, 20 vjeç                 (i arrestuar)
Denis Mahmutaj, 19 vjeç         (i arrestuar)
Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç         (i arrestuar)
Sinan Rabaj, 30 vjeç               (i arrestuar)
Eligent Basha, 21 vjeç            (i arrestuar)
Albi Mahmuti
Sevo Shurdhi
Endush Aliko
Ani Hiri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet operacioni i policisë në Lazarat, shkak rrezikshmëria e lartë
Vetdorëzohet në polici Sebastian Shurdhi, i kërkuar nga policia për ngjarjet në Lazarat »
Article Logic
Execution time: 0.013557910919189
array(1) { ["section"]=> string(95) "shkon-ne-10-numri-i-te-arrestuarve-ne-lazarat-mohojne-perfshirjen-ne-sulmin-ndaj-policise-14578" }