Shkon në 150 numri i të helmuarve, AKU sekuestron produktet në pastiçeri, dyshime të reja mbi ujin e pijshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 16:47 08-06-2017 Shkon në 150 numri i të helmuarve, AKU sekuestron produktet në pastiçeri, dyshime të reja mbi ujin e pijshëm

Pas ngjarjes së ditës së sotme, ku rreth 150 persona midis të cilëve 50 fëmijë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë, kanë dalë detaje të reja.

Si fillim u përfol për helmim nga një tortë, por dyshimet e reja janë mbi helmim nga uji i pijshëm.

Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka bllokuar përkohësishtë pastiçerinë dhe ka sekuestruar të gjitha produktet e pastiçerisë.

Produketet e sekuestruara do t’i nënshtrohen analizave baktereologjike. Ndërkohë ka ardhur dhe reagimi nga policia Dibër, lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i Policisë Dibër

Policia e Dibrës ka marrë njoftim për një fluks personash të paraqitur ditët e fundit në urgjencën e spitalit Rajonal Peshkopi me simptoma helmimi.

Menjëherë pas informacionit të marrë, Policia ka ngritur grupin hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Spitalit Peshkopi, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun nga se ka ardhur helmimi i këtyre shtetasve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071201324462891
array(1) { ["section"]=> string(112) "shkon-ne-150-numri-i-te-helmuarve-aku-sekuestron-produktet-ne-pasticeri-dyshime-te-reja-mbi-ujin-e-pijshem-81733" }