Shkon në 3 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, mbi 130 të infektuar

Publikuar tek: bota, më 18:52 23-02-2020 Shkon në 3 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, mbi 130 të infektuar Mjeket ne Itali

Në Itali është regjistruar viktima e tretë nga koronavirusi, në Cremona.

Viktima është një grua, e cila ishte e sëmurë edhe me tumor.

Numri i të infektuarve në Itali ka arritur 130, prej të cilëve 90 janë në zonën e Lombardisë.

Ditën e djeshme kanë gjetur vdekjen 2 persona të moshuar në Itali.

Mbi 50.000 persona janë mbyllur në karantinë në 11 komuna.

Masat e urgjencës të vendosura nga qeveria dhe autoritetet lokale kanë sjellë mbylljen e shkollave dhe zyrave, ndërsa shumë ndeshje janë shtyrë nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Kufizimet kryesore kanë të bëjnë me 11 komuna që konsiderohen si zona të kuqe, për të cilat aplikohet ndalimi i hyrjes dhe i daljes për banorët.

Përveç ndalimit të udhëtimit, dekreti i qeverisë parashikon detyrimin e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse personale në shërbimet publike dhe bizneset.

Konferenca e rektorëve ka bërë publike mbylljen e shkollave dhe universiteteve, për të rifilluar në 2 mars.

Edhe kompanitë private kanë ndërmarrë masa kufizuese për.

Skanuesit termikë janë instaluar në selinë e Generali në Milano për të matur temperaturën e punonjësve dhe vizitorëve.

Kompanitë e mëdha kanë rënë dakord të kufizojnë udhëtimet për biznes dhe të bëjnë bashkëpunimet e tyre nëpërmjet videokonferencave.

Qeveria ka shpërndarë fonde për të mbuluar orët e pushimeve për punëtorët që do të rrinë në shtëpi.Organizata Botërore e Sëhndetësisë ka dërguar mjekë në Itali, në mënyrë që të punojnë bashkë me mjekët italianë për evidentimin e personave të prekur nga virusi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frika nga koronavirusi, Turqia mbyll kufirin me Iranin
Serbia blen sistemin kundërajror nga Rusia, pavarësisht sanksioneve të SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.0070781707763672
array(1) { ["section"]=> string(84) "shkon-ne-3-numri-i-te-vdekurve-nga-koronavirusi-ne-itali-mbi-130-te-infektuar-196193" }