Shkon në 31 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

Publikuar tek: bota, më 09:22 26-01-2020 Shkon në 31 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja Rrenojat e nje ndertese ne Turqi

31 viktima janë konfirmuar deri në këto momente nga tërmeti në Turqi.

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Righter  goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes, duke lënë 31 viktima dhe 1556 të plagosur. Autoritetet turke vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, duke shpëtuar 45 persona.

Më shumë se 72 ndërtesa janë të rrënuara plotësisht, 514 të tjera të dëmtuara rëndë dhe 409 me dëmtime të vogla.

Që prej tërmetit famkeq të mbrëmjes së djeshme me magnitudë 6.8 ballë të shkallës richter, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive njofton se janë regjistruar 462 paslëkundje, 14 prej të cilëve me magnitudë mbi 4.

Qyteti më i dëmtuar ka qenë Elazig, ku tërmeti kishte epiqendrën.

Autoritetet e Emergjencave  kanë bërë të ditur se janë instaluar 8565 tenda për strehimin e të gjithë personave që kanë mbetur në rrugë.

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm pas atij të vitit 1999, ku 17 mijë persona humbën jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071980953216553
array(1) { ["section"]=> string(88) "shkon-ne-31-numri-i-viktimave-nga-termeti-ne-turqi-vazhdojne-kerkimet-nen-rrenoja-193169" }