Shkon në 4 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Publikuar tek: bota, më 17:41 28-02-2020 Shkon në 4 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi 4 persona ne Greqi jane infektuar nga koronavirusi

Ditën e sotme është shënuar rasti i katërt me koronavirus në Greqi.

E prekura është një grua 36 vjeçe, e cila kishte qenë në një udhëtim në Itali.

Mediat greke bëjnë me dije se 36-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tre  të prekurit e tjerë janë një 38-vjeçare që shënoi dhe rastin e  parë të koronavirusit në Greqi,  djali i saj 10 vjeçar dhe 38-vjeçarja që kishte udhëtuar në Itali.

Kujtojmë se në Selanik dhe Athinë janë mbyllur disa shkolla ndërsa njerëzit po vrapojnë drejt supermarketeve nga frika se virusi do të përhapet edhe më tej, duke kanë marrë masa paraprake nëse do të jetë e nevojshme të izolohen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075850486755371
array(1) { ["section"]=> string(63) "shkon-ne-4-numri-i-te-prekurve-nga-koronavirusi-ne-greqi-196798" }