Shkon në 56 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë, mbi 2000 të infektuar, ja cilat janë shtetet e prekura (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 09:57 26-01-2020 Shkon në 56 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë, mbi 2000 të infektuar, ja cilat janë shtetet e prekura (FOTO) Qytetar i Wuhanit qe perdor masken mbrojtese

Koronavirusi në Kinë po përhapet në mënyrë të frikshme, me mbi 2000 të  infektuar dhe 56 të vdekur, dhe 13 shtete të tjera që kanë identifikuar të paktën një rast.

 13 qytete në Kinë kanë bllokuar lëvizjen e njerëzve, me mbi 62.8 milion njerëz të prekur nga ky bllokim.

Rasti më i fundit i virusit është shfaqur në Makau, ku 3 persona janë identifikuar si të prekur nga ky virus.

Autoritetet kineze kanë dërguar një numër të madh mjekësh në Wuhan, qyteti më i prekur, që dyshohet edhe si vendi nga ka ardhur virusi.

Mjekët janë shprehur se ende nuk është gjetur një mjekim, prandaj mënyra më e mirë për ta shmangur është ngujimi në shtëpi. Pamjet nga Wuhani tregojnë një qytet të boshatisur, me supermarkete të mbyllura dhe rafte të boshatisur.

Të gjitha qytetet në Kinë kanë urdhëruar njerëzit të përdorin maska mbrojtëse, ndërsa qeveria ka ndaluar shitjen e kafshëve të egra.

13 shtete të tjera kanë konfirmuar të paktën 1 rast të koronavirusit.

Çfarë është virusi vdekjeprurrës Wuhan?

Virusi besohet se e ka origjinën në një treg të ushqimeve të qytetin portual kinez Wuhan. Ky virus si edhe koronaviruset e tjera besohet se është transmetuar te njeriu nga kafshët.

Shumica e të infektuarve ose punonin ose kanë shkuar për të blerë në tregun kinez që shet kafshë të gjalla.

Edhe më parë ka pasur viruse që janë trasmetuar nga kafshët tek njerzit siç ishte virusi Ebola.

Virusi shkakton probleme me frymëmarrjen. Të prekurit nga kjo sëmundje vuajnë nga kolla, ethet dhe vështirësia në frymëmarrje.

Në raste të rënda mund të ketë mos funksionim të organeve. Ilaçet antibiotike kundër gripit nuk funksionojnë për kurimin e virusit, por përdoren për trajtimin e simptomave,

Shtetet e prekura nga koronavirusi:

Hong Kong:  5 raste
Makau:         5 raste
Tajlanda:      5 raste
Australia:      4 raste
Malajzia:       4 raste
Singapore:   4 raste
Franca:        3 raste
Japonia:       3 raste
Korea e Jugut: 3 raste
Taivan:           3 raste
SHBA:            2 raste
Vietnam:        2 raste
Nepal:           1 rast
Screenshot_4_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_3_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_2_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072851181030273
array(1) { ["section"]=> string(119) "shkon-ne-56-numri-i-vdekjeve-nga-koronavirusi-ne-kine-mbi-2000-te-infektuar-ja-cilat-jane-shtetet-e-prekura-foto-193173" }