Shkon në 56 numri i viktimave në Greqi, 119 të infektuar në anijen ‘Eleftherios Venizelos’

Publikuar tek: rajon, më 15:34 03-04-2020 Shkon në 56 numri i viktimave në Greqi, 119 të infektuar në anijen ‘Eleftherios Venizelos’

Vazhdon në rritje numri i viktimave në Greqi. Deri më tani 56 persona kanë humbur jetën, 4 persona vetëm ditën e sotme.

Mediat greke kanë bërë me dije gjithashtu se në anijen ‘Eleftherios Venizelos’ e cila është vendosur në krantinë në Pire afër Athinës numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 119 nga 380 persona që ndodhen në bord.

Anija po mbahet në mbikqyrje nga mjekët ndërsa 2 persona janë dërguar në spital. Anëtarë të ekuipazhit që ishin negativë ndaj COVID-19 do të riatdhesohen, ndërsa pasagjerët që janë pozitivë do të qëndrojnë në izolim në bord për 14 ditë.

Kujtojmë që anija është ndaluar në fund të marsit për shkak se dyshohej për persona të infektuar. Deri më tani, në Greqi 56 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1.544 janë të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088541507720947
array(1) { ["section"]=> string(94) "shkon-ne-56-numri-i-viktimave-ne-greqi-119-te-infektuar-ne-anijen-eleftherios-venizelos-201219" }