Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka shkuar në gjashtë, pasi zyrtari më i lartë i sëmundjeve infektive në vend paralajmëroi se sëmundja kishte arritur të ketë "përmasa pandemike".
Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan sot se katër persona të tjerë kishin vdekur në Uashington. Dy pacientë të tjerë në të njëjtën zonë vdiqën gjatë fundjavës.
Dr Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha për NBC News të hënën se sëmundja tani kishte arritur në 'proporcione shpërthimi' pasi 91 raste u konfirmuan në të gjithë SHBA.
"Ne kemi të bëjmë me një sëmundje infektive në zhvillim e cila ka arritur përmasa shpërthimi dhe proporcione të mundshme pandemike", tha Dr Fauci, raporton 'Daily mail'.