Shkon në 7 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 21:54 09-04-2020 Shkon në 7 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka vdekur nga një tjetër person nga koronavirusi ditën e sotme.

Viktima është shtetasi Z.I., 74 vjeç nga komuna e Gjilanit.

Gjithashtu në njoftim sqarohet se pacienti kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti  Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19. Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019950866699219
array(1) { ["section"]=> string(58) "shkon-ne-7-numri-i-viktimave-nga-covid-19-ne-kosove-202050" }