Shkon në 78 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 05-05-2019 Shkon në 78 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë Ilustruese

Shkon në 78 nurmi i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë. Personat e helmuar janë të shtruar në spital me të vjella.

Sakaq, mësohet se ata kanë shkuar në spital individualisht dhe jo në grup. Fillimisht ditën e djeshme në spital u paraqitën 30 persona, ndërsa numri i tyre erdhi duke u rritur.

Shumica e pacientëve të sëmurë janë nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.

Ishin mjekët ata që konstatuan se qytetarët janë helmuar nga uji i pijshëm, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Drejtoria e Shëndetit Publik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098700523376465
array(1) { ["section"]=> string(68) "shkon-ne-78-numri-i-te-helmuarve-nga-uji-i-pijshem-ne-bulqize-163018" }