Shkon në 80 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, mbi 3000 të infektuar

Publikuar tek: bota, më 09:44 27-01-2020 Shkon në 80 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, mbi 3000 të infektuar Kontrolli ne qytetin Wuhan per identifikimin e te prekurve nga virusi

Ka arritur në 80 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, ndërsa numri i të infektuarve është mbi 3000.

Këto janë të dhënat e fundit që japin autoritetet kineze, pas shpërthimiit në Ëuhan të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi dhe ka prekur 13 vende të tjera.

Qeveria kineze ka vendosur kufizime drastike për udhëtimet, ndërsa festimet e vitit të ri do të shtyhen për të shmangur përhapjen e epidemisë.

13 qytete në Kinë kanë bllokuar lëvizjen e njerëzve, me mbi 62.8 milion njerëz të prekur nga ky bllokim.

Rasti më i fundit i virusit është shfaqur në Makau, ku 3 persona janë identifikuar si të prekur nga ky virus.

Autoritetet kineze kanë dërguar një numër të madh mjekësh në Ëuhan, qyteti më i prekur, që dyshohet edhe si vendi nga ka ardhur virusi.

Mjekët janë shprehur se ende nuk është gjetur një mjekim, prandaj mënyra më e mirë për ta shmangur është ngujimi në shtëpi. Pamjet nga Ëuhani tregojnë një qytet të boshatisur, me supermarkete të mbyllura dhe rafte të boshatisur.
Çfarë është virusi vdekjeprurrës Ëuhan?

Virusi besohet se e ka origjinën në një treg të ushqimeve të qytetin portual kinez Ëuhan. Ky virus si edhe koronaviruset e tjera besohet se është transmetuar te njeriu nga kafshët.

Shumica e të infektuarve ose punonin ose kanë shkuar për të blerë në tregun kinez që shet kafshë të gjalla.

Edhe më parë ka pasur viruse që janë trasmetuar nga kafshët tek njerzit siç ishte virusi Ebola.

Virusi shkakton probleme me frymëmarrjen. Të prekurit nga kjo sëmundje vuajnë nga kolla, ethet dhe vështirësia në frymëmarrje.

Në raste të rënda mund të ketë mos funksionim të organeve. Ilaçet antibiotike kundër gripit nuk funksionojnë për kurimin e virusit, por përdoren për trajtimin e simptomave.

Shtetet e prekura nga koronavirusi :

Hong Kong
Makau:        
Tajlanda:     
Australia:     
Malajzia
Singapore: 
 Franca:       
Japonia:      
Korea e Jugut:
 Taivan
SHBA:           
Vietnam:       
Nepal:          

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095229148864746
array(1) { ["section"]=> string(85) "shkon-ne-80-numri-i-te-vdekurve-nga-koronavirusi-ne-kine-mbi-3000-te-infektuar-193250" }