Shkon në 9 numri i të prekurve nga Covid në Dibër, rezulton pozitiv familjari i pacientit të infektuar në QSUT

Publikuar tek: aktualitet, më 11:41 05-07-2020 Shkon në 9 numri i të prekurve nga Covid në Dibër, rezulton pozitiv familjari i pacientit të infektuar në QSUT Ilustruese

Një rast i ri me Covid është shënuar në Dibër gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 9 numrin e të prekurve në këtë zonë.

Bëhet me dije se i prekuri është një nga familjarët e dy rasteve të para, të cilat u infektuan në QSUT.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 2 viktima dhe 74 të infektuar. Rastet po shtohen çdo ditë e më tepër, ndërsa 89 pacientë janë të shtruar në spital, 11 prej tyre në gjendje të rëndë, thekoi ministria e Shëndetësisë e cila bëri apel që të respektohen masat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097751617431641
array(1) { ["section"]=> string(116) "shkon-ne-9-numri-i-te-prekurve-nga-covid-ne-diber-rezulton-pozitiv-familjari-i-pacientit-te-infektuar-ne-qsut-212887" }