Shkon në burgun e Fierit për të vizituar kushëririn, bie në pranga 28 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 05-05-2017 Shkon në burgun e Fierit për të vizituar kushëririn, bie në pranga 28 vjeçari

Një i ri ka shkuar për të vizituar kushëririn e tij që po vuan dënimin në Burgun e Fierit, por është arrestuar në flagrancë.

28­ vjeçari Mehmet Dylgjeri ka tentuar të hyjë me lëndë narkotike në ambientet e burgut.

Siç njofton policia, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mehmet Dylgjeri nga Elbasani.

Blutë saktësojnë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në hyrje të takimeve me personat që vuajnë dënimin në IEVP Fier, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.65 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se sasinë e dyshuar si lëndë narkotike, që iu gjet në xhep, e kishte për përdorim personal dhe se nuk kishte lidhje me akuzën që po i bëhej.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “futje ose mbajtje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Lu “varavinga” për të zgjidhur ngërçin politik
Ngjarje rëndë, gruaja 26-vjeçare qëllon burrin me sëpatë »
Article Logic
Execution time: 0.012570858001709
array(1) { ["section"]=> string(82) "shkon-ne-burgun-e-fierit-per-te-vizituar-kusheririn-bie-ne-pranga-28-vjecari-77585" }