Shkon në Kopenhagen për një reportazh, gazetarja masakrohet deri në vdekje

Publikuar tek: bota, më 18:44 22-08-2017 Shkon në Kopenhagen për një reportazh, gazetarja masakrohet deri në vdekje

Trupi i një femrës pa kokë, këmbë e duar është gjetur në një gji afërsi të Kopenhagës.

Trupi dyshohet se i përket gazetares Kim Wall, e cila ishte shpallur prej ditësh e zhdukur nga familja.

Masakra ndaj Kim u zbulua vetëm disa orë pasi Peter Madsen,  i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçares, i kishte thënë policisë sa ajo kishte vdekur, derisa ishte me të në nëndetëse.

Madsen ka thënë se Wall kishte vdekur në mënyrë aksidentale dhe se pas kësaj ai e kishte lënë në det. Trupi i saj është gjetur nga një çiklist i cili po kalonte pikërisht në vendin ku ishte braktisur gazetarja. Ajo ishte parë për herë të fundit në 10 gusht në nëndetësen “UC3 Nautilus”.

Ëall ishte gazetare “freelance” suedeze e cila jetonte në dy adresa, në Nju Jork dhe në Kinë, dhe kishte raportuar për Neë York Times, Guardian, Time dhe Wise. Në nëndetësen e Madsenit kishte shkuar për të shkruajë një reportazh për pronarin e një nga nëndetëseve më të mëdha private në botë, të gjatë 18 metra, në të cilën kishte financuar së paku 200.000 dollarë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010056972503662
array(1) { ["section"]=> string(79) "shkon-ne-kopenhagen-per-nje-reportazh-gazetarja-masakrohet-deri-ne-vdekje-89847" }