Kryetarja e bashkisë Gjirokastër Zamira Rama ditën e sotme është përplasur me një zonjë, paciente në Spitalin e Gjirokastër ku kjo e fundit e ka përshtyrë në fytyrë kryebashkiaken.
Mësohet se Zamira Rami, ka shkuar në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës në spital, me rastin e 8 marsit ditës së gruas për t’u dhuruar nga një lule.
Burime nga JuguNews bëhet me dije kur ka mbërritur tek dhoma 214 në pavionin e kirurgjisë, ajo ka tentuar të marrë përqafimin e një gruaje 57 vjecare, por ka marrë një pështymë si të vetmen “dhuratë”, shkruan “Albeu”.
Arsyeja ishte se pacienten, Zamira e kishte dëbuar nga zyra e saj disa muaj më parë, teksa gruaja kishte shkuar për një vend pune si sanitare në Bashki, gjë që ja kish premtuar në fushatën elektorale të 2015.
Në këtë vizitë në Spitalin Rajonal, Zamira Rami, është ndjerë e sikletosur dhe e vetrmuar pasi drejtori i këtij institucioni Krenar Kulla njëkohësisht kreu i LSI Gjirokastër, nuk e ka shoqëruar.
LEXO EDHE: E pështyu gruaja në fytyrë? Reagon Zamira Rami pas vizitës në spital