Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka denoncuar heqjen e flamurit kombëtar nga Varrezat e Dëshmorëve dhe Monumenti i Pavarësisë nga Bashkia e Vlorës.
Më tej ai shkruan se në orën 10:30 bashkia e Vlorës ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë.
Sipas tij, ky veprim fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut.
"Skandal i bashkisë së Vlorës:
HIQET FLAMURI KOMBËTAR NGA VARREZAT E DËSHMORËVE DHE MONUMENTI I PAVARËSISË!
Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë!
Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut!" shkruan Luan Rama.