‘Shkova e mora me duart e mia’, qytetari denoncon vdekjes e së ëmës: E çuan në spital Covid, por e shënuan ‘arrest kardiak’, Prokuroria të hetojë...

Publikuar tek: aktualitet, më 23:10 23-11-2020 ‘Shkova e mora me duart e mia’, qytetari denoncon vdekjes e së ëmës: E çuan në spital Covid, por e shënuan ‘arrest kardiak’, Prokuroria të hetojë...

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ka publikuar me video denoncimin e një qytetari nga Shijaku, të cilit i vdiq e ëma në një nga spitalet Covid.

Dardan Domi tha se nuk e di nëse nëna e tij ka ndërruar jetë prej COVID apo jo, sepse ishte e shtruar në spital COVID dhe në kartelë shkaku i vdekjes është arrest kardiak.

Ai kërkon hetim nga prokuroria që të mësojë se cili është shkaku i vdekjes të së ëmës.

“Nuk morëm asnjë përgjigje dhe besuam që kishte Covid, pas 5 ditësh që ka qenë e shtruar më thanë që gjendja nuk ka qenë e mirë, më pas më thanë që ka vdekur dhe nuk i është bërë test për Covid. Mbaj mend që më thanë se është tmerr në morg, ka kufoma pafund. Lajmin e vdekjes ma ka dhënë një mjek dhe në skedë është emri i një mjeku tjetër. I kërkoj prokurorisë që të fillojë hetimin që edhe ne të dimë se çfarë është e vërteta, nëse është me Covid pse në letër shkruhet arrest kardiak dhe përse kurohej në spital Covid”, tha Domi.

Pas transmetimit të videos, mjeku Dritan Ulqinaku tha se arsyeja është se viktima ka qenë e dyshuar me covid, prandaj është kuruar në spital COVID.

Brataj: Të më dërgojë numrin dhe unë të tregoj telefonatën,që të shohim e analizojmë se çfarë është, është mjeku që vendos se përse ka vdekur.

Koduzi: Nuk është raportuar për Covid.

Brataj: Mos u merrni me dhimbjen e njerëzve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Kam 6 orë që pres në ambulancë, hapni Covid-4’, flet mjeku që bëri denoncimin: Atë natë sistemi ishte 'në gjumë', nuk ka koordinim...
Fshehja e numrit të vdekjeve, Rakacolli: Të jesh i infektuar me Covid nuk do të thotë se ke vdekur prej virusit »
Article Logic
Execution time: 0.01135778427124
array(1) { ["section"]=> string(144) "shkova-e-mora-me-duart-e-mia-qytetari-denoncon-vdekjes-e-se-emes-e-cuan-ne-spital-covid-por-e-shenuan-arrest-kardiak-prokuroria-te-hetoje-228880" }