Këshilltari të kryeministrit për kulturën, Artan Shkrelit nuk i ka pëlqyer aspak mungesa e lampadarit në sallën e teatrit të Universitetit të Arteve në kryeqytet. Sipas Shkrelit, mbas 75 vitesh që kur kjo ndërtesë është bërë nga italianët nuk ka lampadarin në sallë.
"Mbas 75 vitesh që është bërë nga italianët, salla e teatrit të Universitetit të Arteve është pa lampadarin e madh(shalldanin)… ç’ti thuash këtij vendi”, shkruan Shkreli në faqen e tij të facebook.