Shkrihet “akulli”, Putin në Ankara takon Erdogan

Publikuar tek: bota, më 06:12 28-09-2017 Shkrihet “akulli”, Putin në Ankara takon Erdogan

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takojë sot në Ankara homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, për bisedime që do të prekin çështjen e Sirisë dhe të Irakut.

Zyra e Erdoganit tha se dy liderët “do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, ashtu si edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Turqia e ka dënuar referendumin e kurdëve të Irakut për pavarësi, që është mbajtur këtë javë, ndërsa liderin kurd, Masud Barzani, e ka akuzuar për “tradhti”.

Kremlini nuk e ka dënuar në mënyrë eksplicite votimin, por ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Irakut.

Në Siri, ndërkaq, Moska dhe Ankaraja mbështesin palë të kundërta të konfliktit, shkruan rel. Rusia mbështet forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia grupe të ndryshme rebele që e kundërshtojnë sundimin e Assadit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbi 92% e votuesve “Pro” pavarësisë së Kurdistanit
Ndërron jetë Hugh Hefner, themeluesi i revistës “Playboy” »
Article Logic
Execution time: 0.02198600769043
array(1) { ["section"]=> string(51) "shkrihet-akulli-putin-ne-ankara-takon-erdogan-93936" }