Shkrimtarja Flutura Açka: I ndoqa të gjitha rekomandimet e VIP-ave shqiptarë të klasit A, B… Sa pak letërsi shqipe kishin, thua kaq shumë lexojnë?!

Publikuar tek: aktualitet, më 13:09 28-03-2020 Shkrimtarja Flutura Açka: I ndoqa të gjitha rekomandimet e VIP-ave shqiptarë të klasit A, B… Sa pak letërsi shqipe kishin, thua kaq shumë lexojnë?! Flutura Açka

“Ndoqa me kureshti të madhe të gjitha rekomandimet e VIP-ave shqiptarë të klasit A, të klasit B, e të tjerë. Sa pak letërsi shqipe kishin, thua kaq pak lexojnë?”

Kështu shkruan me nota ironie e kritike shkrimtarja e njohur Flutura Açka teksa nëpër media kanë nisur fushata të shumta sensibilizimi rreth leximit në këto kohë karantine.

Ndërkaq, sugjerimi i shkrimtares është libri i saj “Ku je”, botim i vitit 2009.

“Unë mora ta rilexoj "Ku je?" (2009), pasi tani nuk është më libri im dhe thuajse e kisha harruar, por për dy arsye thelbësore:

1. Në kohë të turbullta që po kalojmë, mes mjegullës së frikës që na është endur para syve, mbijnë më se miri fidanët e egos dhe të diabolizmit të diktatorëve. Nuk ka fat më të madh se Covid -19 për diktatorët e vegjël të demokracive. Dhe nëse kjo zgjat, të vegjëlit mund të bëhen edhe të mëdhenj.

2. Për të zbërthyer paragoninë e dhimbjeve dhe për të relativizuar frikërat e mbjella prej tyre. Çdo kohë ka gijotinën e vet, shpesh e krijuar nga vetë njeriu. Dhimbja që vjen nga Covid-19 është më së shumti pasojë e shkujdesjes, e sigurisë së konsumizmit, ndaj edhe quhet sëmundja e qytetërimit. Por dhimbjet të shkaktuara me ndërgjegjje të plotë, nuk kanë asnjë lloj shfajësimi. Megjithatë, shpura e atyre që e mbajtën, propaganduan dhe e përdorën, duket se nuk do të dalë kurra nga moda e pushtetit. Një udhëtim i muajve të fundit në Rusi, ma provoi këtë”, shkruan Açka teksa na uron fundjavë të mbarë!

91358938_10219192189347691_3251359057038016512_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097420215606689
array(1) { ["section"]=> string(148) "shkrimtarja-flutura-acka-i-ndoqa-te-gjitha-rekomandimet-e-vip-ave-shqiptare-te-klasit-a-b-sa-pak-letersi-shqipe-kishin-thua-kaq-shume-lexojne-200396" }